Fluturimi i Ronaldos
Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të mirë në botë, e ndoshta edhe më i miri. Këtë do ta mësojmë pas tri ditësh në Zurich ku do të shpallet fituesi i Topit të Artë 2013 e ylli i Real Madridit është në mesin e finalistëve së bashku me mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery…

Sport
Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të mirë në botë, e ndoshta edhe më i miri.
Këtë do ta mësojmë pas tri ditësh në Zurich ku do të shpallet fituesi i Topit të Artë 2013 e ylli i Real Madridit është në mesin e finalistëve së bashku me mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Ronaldo njihet për aftësinë e jashtëzakonshme të golashënuesit por edhe lëvizjet e tij të mahnitshme teknike me të cilat realizon driblime ndaj kundërshtarëve.
Mirëpo, në duelin e parë në kuadër të Copa del Rey kundër Osasunës në Santiago Bernabeu të enjten, Ronaldo shfaqi edhe diçka tjetër: një shkëputje të jashtëzakonshme e cila u kap në fotografi ku ai duket lart mbi një kundërshtar dhe bashkëlojtarin, Karim Benzema.