Fluturimi i parë në botë i “Jetman” mbi shkretëtirat e Dubait (Video)

Një ish-pilot luftarak dhe mbajtës i rekordit Guinness, i njohur për marifetet e tij si “Jetman”, ka kryer një marifet të ri. Zvicerani Yves Rossy ka fluturuar mbi shkretëtirat e Dubait duke konkurruar një avion të vërtetë. 

Bota

13/12/2014 21:40

Rossy me kostumin e tij futuristik tha se ishte në Dubai për t’i shtyrë edhe më lartë përvojat anti-gravitetit, transmeton lajmi.net.

“Të fluturosh vetëm është gjë e madhe, por të fluturosh bashkë me me një djalë tjetër është edhe më e madhe”, tha Rossy.

Ai tha se po përmbush një ëndërr të fëmijërisë nëpërmjet inovacionit teknologjik, që kërkon punë në grup dhe guxim.

Ish piloti zviceran i Forcave Ajrore fluturoi në qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe bashkë me Sheikun Hamdan – Princ i kurorës së Dubait, për të shënuar Ditën e 43-t të Kombit. (lajmi.net)