Fluturakja në bastore

Bastoret në Angli e ofrojnë mundësinë që të veni bast se në derbin e qytetit mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit të dielën do të shohim një fluturake mbi stadium.

Sport

31/10/2014 22:36

Policia ka frikë se dikush mund të lansojë ndonjë fluturake gjatë derbit të qytetit mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit të dielën në Etihad, sa që ka paralajmëruar se një vepër e tillë mund të kushtojë me burgosje.

Kurse, mediat britanike kanë njoftuar se shansi për të parë fluturake në Etihad është opsion edhe në bastore.

Madje, një gjë e tillë e ka kuotën mes 8 deri në 12.

Ideja e fluturakeve mbi stadiume është trend i ri pas shfaqjes së flamurit të Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit me rastin e ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.