Florian Marku zbulon se kur do ta mbajë meçin në Tiranë

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka zbuluar se kur do ta zhvillojë meçin në Tiranë.

Sport

04/07/2022 14:24

Meçi i radhës për Markun do të jetë muajin e ardhshëm.

Ai ka bërë të ditur që me 25 gusht do të ndeshet në Tiranë, por ende nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari i tij, transmeton lajmi.net.

“Po kthehem per te gjithë ju, ne mes te Tiranës. Në datën 25 Gusht ju pres te gjithëve ne Air Albania.

Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing per besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin ketë javë. Ju premtoj që do jap shpirtin për t`ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, shkroi ai në ‘Facebook’./Lajmi.net/