Flori për këngën e tij: Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë
"Plas", është kënga me të cilën Flori Mumajesi prezantohet në "Kënga Magjike 2018".
ShowBiz
Ky projekt i Florit u prit tejet mirë nga publiku, një baladë e cila tregon më shumë se ç’duhet për dashurinë, shkruan lajmi.net.
E sot para performancës së tij në natën e dytë të ‘Këngës Magjike’, Flori publikoi këngën në Instagram dhe thotë disa fjalë.
“Kjo këngë nuk është më vetëm kënga ime…Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”, është përshkrimi që ia ka vënë videos.
Ndër tjerash, me këtë projekt Mumajesi është njëri nga artistët më favorit për të fituar edicionin e 20-të të këtij festivali. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BrDMq97jwgf/