Flori nën emocione pas provave të ‘Këngës Magjike’: Gati mu shkul zemra prej vendit
Flori Mumajesi është njëri prej konkurrentëve të ‘Këngës Magjike’.

ShowBiz
Kantautori Flori Mumajesi në mesin e shumë këngëtarëve me emër po konkurron në festivalin ‘Kënga Magjike’, shkruan lajmi.net.
‘’Plas’’ titullohet projekti i tij muzikor i cili u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku.
Performanca e parë e tij me këtë këngë ishte kënduar me shumë ndjenja por më i emocionuar ai doli sot pas provave.
Nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram ai vetë e ka treguar këtë duke shtuar se ende po i dridhet zëri dhe se zemra gati sa nuk iu shkul nga vendi.
Përveç projektit të Flori Mumajesit duhet kujtuar se janë edhe disa këngë të tjera të cilat publiku i ka pëlqyer.
Ndër to ajo ‘Psikopatja jote’ duet mes Fifit dhe Mc Kreshës. Dyshja rreth kësaj kënge dhe komplet festivalit flasin në emisionin ‘Mirage’ intervistë të cilën ua sjellim në videon në vazhdim./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bq8DjsmDKpw/


