Flori Mumajesi me risi

Pas shumë bashkëpunimeve të suksesshme, Flori vjen me këngë dhe klip të ri, vetë. Epo, ka ardhur koha që të kemi një këngë të re nga Flori në playlistat tona, pasiqë ai po vjen, me një këngë të tijën, të cilës ia ka realizuar edhe videoklipin. Këtë e ka konfirmuar edhe ai edhe produksioni i…

ShowBiz

01/03/2014 21:51

Pas shumë bashkëpunimeve të suksesshme, Flori vjen me këngë dhe klip të ri, vetë.

Epo, ka ardhur koha që të kemi një këngë të re nga Flori në playlistat tona, pasiqë ai po vjen, me një këngë të tijën, të cilës ia ka realizuar edhe videoklipin.

Këtë e ka konfirmuar edhe ai edhe produksioni i tij – ThreeDots, megjithëse nuk kanë treguar detaje të tjera për kohën e lancimit, titullin apo zhanrin e këngës.

Kohëve të fundit Flori po punon vazhdimisht në studio pasi janë parë në foto edhe me Mentor Hazirin, e ndoshta edhe prej tyre do të ketë ndonjë bashkëpunim. Mbetet të presim.