Flori bashkoi forcat me Dhuratën por Elvana i mposhti të dy e vetme

“Trëndafil” quhet kënga e Dhurata Dorës dhe Florit.

ShowBiz

06/04/2018 14:19

Kjo këngë është lansuar me datën 11 shkurt të këtij viti dhe ka grumbulluar 8 milionë e 616 mijë klikime (deri më tani), shkruan lajmi.net

E pikërisht me këtë datë është lansuar edhe kënga solo e Elvanës e qujtur ‘Xheloz’.

Me këtë projekt muzikor, Elvana ka mposhtur Florin dhe Dhuratën pasi ka mbledhur 8 milionë e 626 mijë shikime.

Madje, interesantja në këtë mes është se kënga e Elvanës nuk ka klip, është vetëm xhirim nga koncerti privat ka pasur, ndërsa Flori dhe Dhurata këngën e tyre e finalizuar me video.

Gjata tregoi se është shumë më e pëlqyer se Flori, me të cilin dikur kanë bashkëpunuar por që sot kanë ndarë rrugët.

Përkundër se është e koncentruar në karrierën ndërkombëtare, Elvana ua dhuroi fansave shqiptarë një album me këngë ‘live’, të kënduara në gjuhën shqipe,  prandaj vazhdon akoma të jetë shumë e pëlqyer, më shumë se këngëtarët tjerë./Lajmi.net/

screenshot_2screenshot_3

YouTube player
YouTube player