Florentino Perez: Në ditët në vijim, Benzema do të fitojë Topin e Artë – askush nuk e vë në dyshim

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i bindur që Karim Benzema do fitojë Topin e Artë. Padyshim sezoni që lamë pas mund të cilësohet si ‘Viti i Karim Benzemas’. Kjo pasi francezi shpërtheu me gola për Real Madridin. Benzema në 46 ndeshje sa ka zhvilluar me ‘Mbretërit’ ai shënoi 44 gola dhe dhuroi 15…

Sport

02/10/2022 13:05

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i bindur që Karim Benzema do fitojë Topin e Artë.

Padyshim sezoni që lamë pas mund të cilësohet si ‘Viti i Karim Benzemas’.

Kjo pasi francezi shpërtheu me gola për Real Madridin.

Benzema në 46 ndeshje sa ka zhvilluar me ‘Mbretërit’ ai shënoi 44 gola dhe dhuroi 15 asistime.

Sulmuesi kishte rol kyç në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi gola tejet vendimtar.

Gjithashtu edhe në La Liga, duke shënuar 27 herë, në 32 ndeshje.

Perfomanca e mirë e tij në sezonin 2021-22, e ka bërë atë pretendentin kryesor për çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

Së fundmi është presidenti i klubit, që nuk e vë në dyshim që Benzema do fitojë atë trofe.

“Në ditët në vijim, Benzema do të fitojë Topin e Artë – askush nuk e vë në dyshim”, u shpreh Perezi.

Ceremonia e ndarjes së trofeut për Topin e Artë do të mbahet më 17 tetor./Lajmi.net/