Florentino Perez: Ky nuk është Mbappe që doja

Florentino Perez ka folur për Kylian Mbappe.

Sport

16/06/2022 13:09

Në një intervistë të dhënë në Spanjë, presidenti i Real Madrid është pyetur edhe për rastin e Kylian Mbappe.

Perez ka thënë se lojtari ra pre e presionit, megjithatë thotë se ky version i personit të Mbappe nuk është versioni që Perez do donte ta kishte në ‘Bernabeu’.

“Mbappe ia tregoi gjithë botës dëshirën e tij, ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin. E tha publikisht. Ne donim ta mbyllnim marrëveshjen në gusht, por nuk ishte e mundur, ata nuk e lëshonin. Mori shumë kohë”, ka thënë Perez, transmeton lajmi.net.

“Ne duhej të prisnim një vit, ai vit kaloi dhe pastaj situata ndryshoi. Mendoj se kishte të bënte me presion politik dhe ishte edhe pak ekonomike. PSG jo vetëm që i ofroi lidershipin në fushë, por edhe në menaxhment. Në atë pikë ne e dinim që nuk kishim të bënim më me Mbappen që donim të nënshkruanim. Ai ndryshoi ëndrrën si pasojë e presionit”, ka shtuar presidenti i Real Madrid.

Kylian Mbappe rinovonte kontratën e tij me PSG javë më parë, duke lënë në befasi skuadrën e Real Madridit. /Lajmi.net/