Florent Azemi i bindur për fitore në Mitrovicën e Veriut

Kandidati i PDK`së Florent Azemi thotë se do të fitojë në zgjedhjet duke, marrë parasysh rrethanat dhe të kaluarën. Konsideron se nuk duhet të neglizhohet fitorja e tij. Ndërsa beson se pas 23 shkurtit, Veriut do t`i kthehet jeta institucionale.

Lajme

21/02/2014 06:58

Normal

0

false

false

false

EN-US

X-NONE

X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

< ![endif]-->

Kandidati i PDK`së për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Florent Azemi, është i bindur se do të fitojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 shkurtit, për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Megjithëse do të përballet me kandidatin e listës “Srpska” Goran Rakic, i cili do ta ketë mbështetjen e fuqishme të institucioneve shtetërore të Serbisë, Azemi thotë se nuk duhet neglizhuar fitorja e tij.

Mitrovica e Veriut do të mbajë zgjedhje të reja për të parin e Komunës pasi fituesi i kësaj gare, Krstimir Pantic, kishte refuzuar ta nënshkruante aktin e betimit, me arsyetimin se në të figuronte stema dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës”.

Në një bisedë për lajmi.net, Azemi shprehet optimist se do ta ketë mbështetjen edhe të komuniteteve tjera.

“Besoj se do të ketë zgjedhje të rregullta dhe se pas 23 shkurtit, do t`i kthehet jeta institucionale Veriut. Sigurisht që unë do t`i fitoj zgjedhjet, duke marrë parasysh rrethanat, por edhe të kaluarën”.

Florent Azemi, Kandidat i PDK`së për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut

 

“Në politikë gjithçka është e mundur, prandaj fitoren time nuk duhet neglizhuar. Kemi raporte të shkëlqyera me komunitetet tjera dhe natyrisht presim edhe mbështetjen e tyre në zgjedhje, por nuk kemi ndonjë marrëveshje të shkruar”.

Pavarësisht raporteve të mira me komunitetet pakicë, Florent Azemi i cili zëvendëson Agim Devën në kandidaturën e PDK`së për kryetar Komune, shprehet se nuk ka nevojë për ndihmën e Adriana Hodzic.

“Aridana Hodzic nuk ka qenë konstruktive edhe më herët. Nuk kemi ndonjë raport me të si komunitet shqiptar në përgjithësi. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë punë që është për t`u lavdëruar, prandaj konsiderojmë se ajo është e panevojshme. Kandidatët që kanë hyrë në garë janë akterët të cilët do ta integrojnë veriun”.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 shkurtit të ditës së diel, katër kandidatë do të synojnë të kolltukun e të parit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

PDK do të kandidojë me Florent Azemin,  LDK me Musa Miftarin,  Lista “Srpska” me Goran Rakicin dhe nisma qytetare SDP do të kandidojë me Oliver Ivanovic, i cili aktualisht gjendet në paraburgim, nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë.