Flick: Qëllimi i radhës i Bayernit është fitimi i Ligës së Kampionëve

Bayern Munich i ka të qartë synimet.

Sport

07/07/2020 16:24

‘Bavarezët’ pas suksesit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, tani do të synojë triumfin edhe në Ligën e Kampionëve.

Është trajneri Hansi Flick, ka pranuar se pas këtyre dy sukseseve, të gjithë në kampin bavarezë, kanë vetëm një qëllim, fitimin e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Ne kemi një pushim të shkurtër para nesh, dhe pastaj do të përgatitemi për atë që na pret gjatë muajit gusht”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

“Pas fitimit të dy kurorave, Bayern nuk ka ndërmend të ndalet, ne e dimë qëllimin tonë të radhës, dhe ai është fitimi i Ligës së Kampionëve në Lisbonë”.

“Ne do të jemi të kujdesshëm se do të jemi me sistem kualifikues, dhe nuk do të jetë e lehtë, aty do të jenë klubet më të mira të Evropës, por ne kemi thënë, që ne kemi qëllimet tona”./Lajmi.net/