Flick përgëzon lojtarët e Bayernit për paraqitjen kundër Barcelonës

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka përshëndetur paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 8:2 ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

14/08/2020 23:44

“Muller meriton çmimin Lojtari i Ndeshjes, ai ishte ai që kontrolloi presionin tonë, por në fund të fundit, më duhet të përgëzojë gjithë ekipin tim për ruajtjen e këtij intensiteti për 90 minuta”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

“Ne e dinim që nëse i vendosim ata në presion, ne do të kishim shanse”.

“Ne kemi një cilësi dhe intensitet të tillë në këtë ekip, tani duhet të rimbushemi dhe të përqendrohemi për ndeshjen tjetër, ku fillojmë përsëri nga zero”./Lajmi.net/