Flick parashikon sa larg do shkojë Chelsea në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick ka mbështetur Chelsean të shkojnë shumë larg këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/02/2021 15:23

“Blutë” u kualifikuan si lider i grupit, ku ishin Sevilla, Rennes dhe Krasnodar, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, në 1/16 e finales do përballen me Atletico Madridin, derisa Flick mendon se klubi londinez do arrijë mjaftë lartë.

“Chelsea ka skuadër me potencial në dy termët, kualitet dhe vazhdueshmëri”.

“Është skuadër e re me shumë talent. Mund të shkojnë larg në Ligën e Kampionëve këtë edicion”.

“Tuchel ka eksperiencë me PSG-në dhe kjo i përshtatet Chelseas. Është i gatshëm për këtë sfidë”, tha ai.

Javën tjetër do shihet përballja mes Atleticos dhe Chelseas në “Wanda Metripolitano”./Lajmi.net/