Flick paralajmëron lojtarët e tij: Mbrojtja e Atletico është më e mira në Evropë

Sot, vazhdojnë ndeshjet nga raundi i parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe një duel interesant na pret në Munich, ku do të takohen kampioni aktual i Evropës dhe Atletico.

Sport

21/10/2020 11:50

Trajneri i Bayern, Hansi Flick në njoftimin e ndeshjes sidomos foli për mbrojtjen e fortë të skuadrës nga Madridi.

“Atletico ka mbrojtjen më të mirë në Evropë”, tha Flick, transmeton lajmi.net.

Stefan Savic luan në mbrojtjen e Atletico, dhe malazezi e di se nuk do të jetë e lehtë për të ruajtur Lewandowskin.

“Ne kemi motivim të madh para fillimit të Ligës së Kampionëve. Shpresoj që në fillim të arrijmë një rezultat të mirë. Do të jetë e vështirë, por mendoj se jemi gati. Çelësi është të organizohemi në mbrojtje, të kemi forcë dhe me cilësinë që kemi në ofensivë mund t’u krijojmë probleme atyre”, tha Savic.

Savic ka kujtime të bukura nga ndeshjet e mëparshme me Bayern.

“Ishte sezoni 2015/16, i pari im në Atletico. Ne humbëm në Mynih në gjysmëfinale, por arritëm në finale”. /Lajmi.net/