Flick: Nuk mund të fokusohemi vetëm te Messi

Hansi Flick nuk po e merr si të lehtë takimin çerekfinal të Bayern Munich në Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

Sport

10/08/2020 08:40

Katalanasit kanë qenë në formë të dobët këtë sezon, por trajneri i Bayern e di se, edhe përtej Lionel Messi, ata kanë lojtarë që mund të shkaktojnë probleme për kampionët gjermanë.

“Ne e respektojmë Barcelonën dhe do të përgatitemi si gjithmonë”, tha Flick, transmeton lajmi.net.

“Leo Messi është i rëndësishëm, natyrisht, por ne nuk mund thjesht ta shikojmë atë”.

“Barcelona ka më shumë lojtarë të nivelit të lartë. Ne duhet t’i ndjekim të gjithë ata”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/