Flick e dëshiron Thiagon në skuadër: Ai i jep skuadrës diçka të veçantë

Hansi Flick ka bërë të qartë se e dëshiron Thiago Alcantaran në skuadrën e tij.

Sport

26/06/2020 19:01

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, është në mesin e lojtarëve që flitet se mund të largohet nga skuadra e Bayern.

Fillimisht, thuhej se Alcantara mund të kthehet te Barca, por së fundmi Liverpool shihet si skuadër favoritet për kartonin e tij.

Megjithatë, Flick ka bërë të ditur se transferimi i spanjollit do të jetë i vështirë, pasi lojtari është pjesë kryesore e planeve të tij.

“Nuk ka të reja për kontartën. Ne gjithmonë flasim, thuajse çdo ditë, por nuk ka të reja”, ka thënë Flick për Thiago, transmeton lajmi.net.

“E shoh atë wdo ditë në stërvitje dhe në fund të lojës. Ka gjithmonë ekspertë që kanë mendimet e tyre. Kur e sheh atë në fushë dhe në stërvitje, ti i sheh kualitetet e tij të jashtëzakonshme në posedimin e topit”, ka shtuar trajneri i Bayern.

“Ai i jep skuadrës diçka të veçantë. Ky është opinioni im dhe nuk ka tjetër”, ka bërë të ditur Flick.

Thiago ka qenë thuajse i paprekshëm në mesfushë, duke luajtur anash lojtarëve si Leon Goretzka e Joshua Kimmich. /Lajmi.net/