Fletëvotimet numërohen në Prishtinë

Procesi zgjedhor në Veriun e Mitrovicës ka përfunduar i qetë. KQZ ka vendosur që fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të sotme të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në periferi të Prishtinës, e jo në vendvotime.

Lajme

17/11/2013 18:07

Procesi zgjedhor në Veriun e Mitrovicës ka përfunduar i qetë.

Raportohet se tri vendvotimet, votat e të cilave do ta nxjerrin Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, tashmë janë mbyllur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq, ka vendosur që fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të sotme në tri qendra votimi në Mitrovicën e Veriut të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në periferi të Prishtinës, e jo në vendvotime.

Një burim i lajmi.net nga KQZ ka konfirmuar këtë lajm.

“KQZ sapo vendosi që materialet të barten bashkë me komisionerët në QNR për t’i numëruar fletëvotimet”, tha një burim i lajmi.net në KQZ.

Për këtë mundësi qe diskutuar dje në KQZ dhe ky institucion e kishte lënë këtë si mundësi të dytë, në rast se nuk ekzistonin kushtet e sigurisë që fletëvotimet në numërohen në vendvotime.