Flet për prezencën e Serbisë në veri

Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Slavica Gjukic Dejanovic, deklaroi sot se institucionet e shëndetësisë në Veri të Kosovës, do të vazhdojnë të kontrollohen nga Beogradi.

Lajme

21/10/2013 15:12

Ministrja serbe e Shëndetësisë, Slavica Gjukic Dejanovic deklaroi sot se institucionet shëndetësore të Serbisë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, edhe pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Dejanovic, gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Kosovës, tha se nuk ka asnjë dilemë që të gjithë punëtorët e shëndetësisë do të vazhdojnë të marrin paga si më parë.

“Është normale që njerëzit të kenë dyshim nëse do të vazhdojnë punën si deri më tani. Të gjithë punëtorët do të marrin pagat”.

E pyetur se a do të vazhdojë sistemi shëndetësor në Veri të kontrollohet nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë, Dejanovic tha se jo vetëm shëndetësia por edhe kultura, arsimi dhe institucione tjera.

Ministrja serbe, i ka bërë thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të dalin në zgjedhjet lokale dhe të jenë të bashkuar.