Flet Patris Berisha! Tregon a po ndahet me Tunën
Lidhja e tyre nisi befasishëm dhe u konsolidua shpejtë.
ShowBiz
Në pak muaj si çifti më i ri i shoëbizit shqiptar, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u bënë edhe prindër, me ardhjen në jetë të Tian.
E duket se po aq shpejt, tek çifti po ka zhvillime të reja që kanë shqetësuar fansat.
Mediat kohë pas kohe kanë “vluar”, duke shkruar se ata janë rrugës së ndarjes, kështu duke ia hequr njëri tjetrit “follow” në rrjetin social “Instagram”.
Gazeta Express, ka kontaktuar me Patris Berishën, duke e pyetur se si është marrëdhënia e tyre në çift.
“Unë e dua gruan time, ne jemi si asnjëherë më mirë. Nuk dua të deklarohem ekskluzivisht për asnjë medium. Gjithë të mirat Patris Berisha (burri i përjetshëm i Tunës”, tha Berisha.
Ndryshe, Tuna kohëve të fundit ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar çdo ditë foto të saj dhe të Tianit, e ndërkaq publikimi i fundit i Patrisit që nga dy dhjetori.