Flet këngëtarja shqiptare: Si më ngacmoi seksualisht producenti

Këngëtarja Bebe Rexha ka bërë një deklaratë, përmes së cilës tregon të vërtetën që mund të fshihet pas çdo suksesi në botën e showbiz-it.

ShowBiz

07/06/2016 20:00

Duke folur për “Daily Mail”, ajo ka thënë publikisht se është ngacmuar seksualisht nga producenti i saj, i cili i kërkoi favore seksuale.

“Një producent shumë i njohur, i cili ka bërë shumë këngë të mëdha, filloi të më prekte. Më pas ai më tha që dëshironte të më blinte një fustan dhe se duhej ta takoja vazhdimisht pa i treguar njeriu. E gjithë skuadra ime po kërkonin që të mos reagoja, pasi më duhej një këngë për ta bërë hit, por unë u çova dhe mora taksinë e parë që gjeta. Nuk u ktheva më kurrë në atë studio”, ka thënë ajo pa përmendur emrin e producentit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është kthyer në një emër i njohur në tregun botëror të muzikës, duke realizuar një sërë bashkëpunimesh me emra të mëdha të muzikës botërore si, David Guetta, Eminem etj.