Flet fotografi që kapi këtë moment: Mos tu themi JO, atyre që ikin nga lufta

Fotografi  i cili arriti të kap momentin e një polici danez teksa luante me një vajze refugjate, pamje kjo që u komentua shumë nëpër rrjete sociale, e ka përshkruar këtë moment si shumë prekës.

Bota

16/09/2015 15:01

Në një intervistë për Buzzfeed, Claus Fisker, shpjegoi se si arriti të fotografojë këtë moment teksa ishte duke bërë fotografi të një grupi rreth 300 refugjatësh në kufirin Gjermano-Danez, shkruan TheIndependent.

Fisker tha se polici dhe vajza ishin duke luajtur së bashku për një kohë të shkurtë, teksa polici pyeste vajzën e vogël se në cilën dorë mbante unazën e fejesës, transmeton lajmi.net.

“Ajo që më ra në sy ishte se nga gjithë ajo histori e trishtuar, mu kujtua se ne nuk duhet tu themi jo personave dhe fëmijëve që ikin nga lufta”, tha ai.

Publikimi i fotografisë erdhi pasi Danimarka vendosi reklama në mediet libaneze me qëllim të dekurajoj refugjatë të shkojnë në atë vend.

Ai shpreson se nëpërmjet kësaj fotografie të arrijë të bëjë ndryshimin. “Qeveria  Daneze është nën presion, politika e tyre është shumë e rëndë për refugjatët, por këto fotografi po përdoren nga njerëzit në Danimarkë që t’i inkurajojnë të tjerët për të ndryshuar opinion e tyre”, tha ai./lajmi.net.