Flet Fadil Geci: Ganiu që nga fillimi ishte i gatshëm të dorëzohej
Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, në një bisedë për “Rugova Press” konfirmon dorëzimin e Ganiut para organeve hetuese të EULEX-it.

Lajme
Ai deklaron se Ganiu që nga fillimi ka qenë i gatshëm të dorëzohet dhe në çdo moment ka kërkuar drejtësi por organet nuk kanë qenë të gatshme të merren me zgjidhjen e problemeve te cilat e sollën atë në këtë situatë.
“Ne si familje i kemi shkruar institucioneve lidhur me shqetësimet tona për rastin por ato nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje, andaj duke pasur të gjitha këto parasysh sot Ganiu duke vlerësuar momentin i është dorëzuar prokurorisë së EULEX-it dhe këto momente është duke u intervistuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEX-it” ka thënë ai.
Fadili thekson se Ganiu por edhe tërë familja e tij, çdo herë kanë kërkuar drejtësi ndërsa thotë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë. /Rugovapress/