Flet djali i Pablo Escobar: Babai dogji 2 milionë dollarë për të ngrohur motrën time

Shtëpia ku jetonte familja e Pablo Esobarit ishte shtëpia të cilën e ëndërronte çdo fëmijë.

Bota

08/09/2015 12:10

Me një pishinë shumë të madhe dhe madje edhe një kopsht zoologjik privat që kishte vlerën e miliona dollarëve, pasi aty mbaheshin kafshë shumë të rralla dhe ekzotike. Toka në Kolumbi ku jetonte Pablo Escobari me familjen e tij e cila kishte një hapësirë gjigante mund të dukej si vendi ideal për t’u rritur.

Por për të riun Sebastian Marroquiun ky ishte po ashtu vendi i frikës.

Frika më e madhe vinte pasi babai i tij Pablo Escobar në atë kohë ishte njeriu më i kërkuar i drogës dhe ishte i angazhuar në një luftë të gjatë e të përgjakshme në mes të dy bandave rivale të trafikimit të kokainës në shtetin kolumbian.

Sebastian i cili tani është 38 vjeçar është rritur në një epokë kur babai i tij u rendit si njëriu i shtatë më i pasur në botë në revista Forbes me një pasuri të vlerësuar prej rreth 18 miliardë funta.

Sebastian i cili e ka ndryshuar emrin e tij nga Juan Pablo Escobar ka dhënë hollësi nga jeta e tij si fëmija i “mbretit të kokainës” në librin me titull “Pablo Esobar: Babai im”.

Ai ka treguar në të kalurën se si babai i tij mbret i drogës njëherë kishte djegur më shumë se 1 milionë funta për të mbajtur ngrohtë vajzën e tij gjatë një nate të ftohtë arratie.

Pablo Escobar kishte ndezur zjarrin duke përdorur dollarët amerikan në një strofull malore derisa po ndiqej nga autoritetet, vetëm që bija e tij e cila vuante nga një sëmundje të mos kishte të ftohtë.

Sebastian ka treguar se ai ishte vetëm 9 vjeç kur e ka marrë mësimin e parë për drogën nga babai i tij.

Pablo Esocobar i kishte treguar djalit të tij se si ai kishte përdorur çdo drogë ekzistuese përveq heroinës dhe e kishte këshilluar atë që të mos e bëntë kurrë të njëjtën gjë dhe të mos i ndiqte asnjëherë hapat e të atit.

Në një intervistë për AFP, Sebastian ka treguar se ai ka vendosur të shkruajë autobiografinë e tij për të treguar historinë e rinisë nga perspektiva e tij.

“Unë kisha privilegjin të isha djali i Pablo Escobar. Për mua ai ishte babai më i mirë. Kam me mijëra letra që mi ka shkruar ku më këshillonte dhe më inkurajonte që të edukohesha dhe të arsimohesha, të isha një njeri i mirë dhe të qëndroja larg drogave”, ka thënë ai.

“Unë dhe mamaja ime e lusnim shumë herë që të braktiste jetën e tij të dhunës dhe krimeve mirëpo ai kishte ardhur në një pikë kur nuk kishte më kthim”, ka vazhduar Sebastian.

Siç rrëfen djali i tij, Pablo Escobar pavarësisht se ishte armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kolumbisë, ai ishte një hero për njerëzit e varfër në Medellin të cilët i ndihmonte vazhdimisht.

I lindur më 1949 Pablo Emilio Escobar Gaviria ka filluar karrierën e tij kriminale në rrugët e Medellin të Kolumbisë si tinejxher duke shitur cigare të kontrabanduara dhe duke vjedhur makina.

Në vitin 1970 Escobar kaloi në biznesin e trafikimit të kokainës dhe ai u bë aq i suksesshëm saqë arriti të blente 15 aeroplanë dhe gjashtë helikopterë për të kontrabanduar drogë kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Kur është qëlluar nga Policia komumbiane në dhjetor të vitit 1993 ai ishte njëri prej kriminelëve më të pasur në histori me një pasuri prej 30 miliardë dollarësh. /arbreshi.info