Flet dëshmitari: Ja si kurdisen ndeshjet

Inigo Lopez, i cili aktualisht luan për Deportivo La Coruna dhe i cili ishte në skuadrën e sezonit 2017/18 të Huescas, ka folur në lidhje me pretendimet për ndeshje e kurdisura që kanë tronditur futbollin spanjoll.

Sport

12/06/2019 15:30

Mbrojtësi konsiderohet si një ndërmjetës nga policia dhe ka folur për një nga ndeshjet që është nën hetime, një fitore 1-0 nga Gimnastic de Tarragona ndaj Huescas në raundin e parafundit të sezonit 2017/18, kur Huesca kishte siguruar tashmë promovimin një kategori më lartë.

Në një intervistë me El Mundo, Lopez – i cili nuk luajti në atë ndeshje – pranoi se kishte një lloj marrëveshje mes të dyja klubeve, përcjell lajmi.net.

”Kemi humbur kundër Nastic, sepse kemi patur një marrëveshje”; tha ai. “Ka ekzistuar gjithmonë në futboll”.

‘’Kur luhen ndeshjet e fundit, zakonisht shikoni orarin dhe flisni për këso gjërash, sepse njerëzit njihen’’.

”Nuk është rasti që ne u takuam ose u mblodhëm në një vend”, shtoi Lopez.

”Thjesht thuhet ‘okej, mos u shqetësoni, ata kanë nevojë për pikë’. Ajo fillon aty dhe nuk flitet më”.

”Kushdo që ka luajtur futboll dhe që ka qenë në këtë botë e di se kjo ka ndodhur edhe më herë”.

“Ajo që po ndodh është se pjesa e bastit ka lulëzuar e gjitha”, zbuloi Inigo Lopez.

Ai gjithashtu ka zbuluar se ka pasur bonuse nga një palë e tretë, por që e ka konsideruar si normale – pasi edhe kjo sipas tij ndodh kudo në botë. /Lajmi.net/