Flet daja i Xheneta Gashit, askush nga institucionet s’po na viziton (Video)

Ymer Gashi, daja i Xheneta Gashit, trevjeçares që humbi jetën si pasojë e shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në pjesën historike të qyteti të Prizrenit, ka thënë se askush nga institucionet e Kosovës nuk po viziton e as ndihmon familjen.

Lajme

10/06/2016 19:04

“Institucionet nuk kanë ndihmuar asgjë deri më tani, e as që ka qenë dikush për të na vizituar nga institucionet”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

“As në varrim nuk ka qenë askush, por edhe në të pamën që e kemi pasur nuk jemi vizituar nga ndonjë njeri që përfaqëson ndonjë institucion”.

Gashi ka treguar se të vetmen vizitë që e ka pasur deri më tani është ajo nga Këshilli i Bashkësisë Islame nga Prizreni.

Ymer Gashi ka njoftuar se motra e tij do të qëndrojë tek ai dhe ai do të kujdesët për motrën e për nipin derisa Lirije Gashit t’i gjindet një zgjidhje.

Në këtë numër të xhirollogarisë Lirije Gashi 1502001003735679 në Raiffeisen Bank mund ta ndihmoni familjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi, e cila ndërroi jetë të hënën pasi e zuri muri i një shtëpie, që u rrëzua në Qendrën Historike të Prizrenit.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë jashtë Kosovës, ky është SWIFT kodi i bankës Raiffeisen RBKOXKPR.

Tani nëna e Xhenetës, Lirije Gashi, është pa kulm mbi kokë, ndërsa pret ndihmën e të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë.

Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni rrëfimin e zonjës Lirije Gashi bërë dje në Info Magazine të Klan Kosovës.

YouTube player