Flet avokati i rreshterit që u arrestua për vrasjen në Suharekë

Një person u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në një Kazion në Suharekë.

Lajme

17/03/2019 21:50

Dyshimet e para ishin se personat që grabitën Kazinon vranë 34-vjeçarin me inicialet J.A.

Por gjithçka ndryshoi kur Policia mbajti një konferencë për vrasjet që ndodhën sot në Suharekë, e prej aty u bë e ditur se i dyshuar për vrasjen e J.A., është rreshteri policor Sh.S.

Rreth kësaj çështje klankosova.tv ka kontaktuar me avokatin Emrush Kastrati, i cili po mbron rreshterin.

“Klienti im është ndalë për 48 orë dhe është suspenduar nga puna. Sh.S nuk e ka pranuar vrasjen dhe gjatë bastisjes i është marrë vetëm arma zyrtare, prova tjera nuk janë gjetur. Policia dyshonte se Sh.S pamjet e ngjarjes i mbante të fshehura në bagazhin e makinës, në praninë time i është kontrolluar makina dhe nuk kanë gjetur asgjë. Unë dua të besoj në pafajësinë e tij pasi nuk janë gjetur prova inkriminuese deri tani, për më vonë pres rezultatet e hetuesisë”, ka thënë Kastrati.