Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

“Flasin” muret e burgut famëkeq që panë maltretimin mizorë të serbëve ndaj shqiptarëve

20:07 | 22 Nentor 2020

Në muret e këtij podrumi, i cili dikur shërbente si burg, janë ende gjurmët dhe emrat e shqiptarëve, ish të burgosur politikë, të cilët u maltretuan, u dënuan e u persekutuan nga regjimi i UDB-së në vitet 50-ta dhe 60-ta.

Ditë, muaj e vite i kaluan në këto dhoma, pa dritë nën lagështi e tortura çnjerëzore, shqiptarët të cilët atë kohë u angazhuan më të vetmin qëllimin që të jetojnë dinjitetshëm në sistemin e atëhershëm të Rankoviqit.

Atë kohë, ambientet e kësaj ndërtese ka funksionuar UDB-a serbe, ku për shkak të bindjeve politike një numër të madh të shqiptarëve të rajonit të Prizrenit i kanë maltratuar në mënyrën më mizore.

Tani bodrumi që shërbente burg për shqiptarët, do të shndërrohet në muze.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha pret që vitin e ardhshmë të nis restaurimi i ndërtesës dhe  të shndërrohet në hapësirë muzeale.

Ai thotë se po punojnë në një dokumentar dhe intervistat e ish-të burgosurve të cilët i kanë mbijetuar torturës.

Me funksionalizimin dhe shndërrimin e ndërtesës në hapësirë muzeale, do të shpalosen dhe vizualizohen pamjet të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte shtypjen e popullit me dekada të tëra.  /Lajmi.net/ 

https://www.facebook.com/lajminet/videos/415338439616406