Flanagan: Mendoj se jam qetësuar paksa

Modelja dhe aktorja angleze, Helen Flanagan ka thënë se gjatë kohëve të fundit ajo është qetësuar paksa dhe është bërë femër më me karakter.

ShowBiz

07/08/2014 21:21

Flanagan ka përjetuar eksperienca të ndryshme gjatë viteve të fundit, të cilat sipas saj e kanë ndihmuar të që qetësohet dhe të jetë më e matur në të gjitha aspektet.

“Vera e kaluar ishte përplotë me drama për mua. Sidoqoftë, unë tani jam qetësuar. Jam më e matur”, ishin fjalët e bukuroshes.

Ajo ka bërë disa fotografi mjaft të nxehta për magazinën e njohur, ‘FHM Magazine’.