Flamurtari dhe Gjilani ndahen në paqe

Ka përfunduar ndeshja e vetme e IPKO Superligës së Kosovës që është luajtur sonte në mes të Flamurtarit dhe Gjilanit.

Sport

04/10/2018 18:17

Të dy skuadrat kanë ndarë pikët në stadiumin Xhemal Ibishi në kryeqytet.

KF Flamurtari ka barazuar përsëri në ndeshjen kundër SC Gjilanit.

Derisa prishtinasit e kishin filluar shumë mirë kampionatin duke shënuar disa fitore radhazi, kështu nuk ka ndodhur dy xhirot e fundit, kur ata barazuan fillimisht me FC Prishtinën dhe tani edhe kundër Gjilanit.

Gjilani hynte më i motivuar në këtë ndeshje pasi që fitoi derbin e qytetit kundër Dritës në vikend, ndërkaq KF Flamurtari po ashtu kishte derbin e qytetit por që arriti një barazim kundër FC Prishtinës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin pikërisht Flamurtari që shënuan në minutën e gjashtë, ndërkaq edhe goli i barazimit erdhi në pjesën e parë, pasi që në minutën e 40 barazoi Trevin Caesar.

Me këtë barazim, Flamurtari ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe është në vendin e tretë, ndërkaq Gjilani ka 14 pikë dhe është në vendin e pestë.