Flamuri kuqezi në studion e ‘Sky Sports’ (FOTO)
Kualifikimi i Shqipërisë në 'EURO 2016', është bërë lajm në shumicën e medieve të njohura botërore

Sport
Televizioni i njohur sportiv, SkySports, në një lidhje direkte me Ingi Taren dhe De Biasin në monitorët e studios kanë vendosur flamurin e Shqipërisë.
Analistët në studio i kanë thurur elozhe kombëtares dhe veçanërisht teknikut De Biasi, i cili u bë i pari trajner që kualifikon një kombëtare e cila më parë nuk ishte kualifikuar një ngjarje të këtij lloji.
Ndërsa fitorja e Shqipërisë dhe kualifikimi për në Francë është përcjellë në shumë media të mëdha europiane.
“Shqipëria, historike për herë të parë”, – ky është titulli i prestigjiozes italiane “Gazzetta Dello Sport”.
Jehonën e kualifikimit e ka përciellë edhe gazeta gjermane “Bild” e cila i jep rëndësi fitores historike teksa shkruan: “Shqipëria për herë të parë në finalet e një Europiani”.