Flamuri i Kosovës valon i barabartë në mesin e 80 shteteve në Madagaskar (Foto)

Flamuri i Kosovës, sovran dhe i barabartë në mesin e shumë shteteve anëtare të Frankofonisë në Samitin e Madagaskarit.

Lajme

23/11/2016 16:41

Në këtë Samit po marrin pjesë përfaqësues të 80 shteteve nga e gjitha bota, shkruan lajmi.net.

Kosova në këtë Samit përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj.

Pjesëmarrës është edhe Ivica Daçiq shefi i diplomacisë serbe dhe pritet ballafaqim i ashpër me Thaçin dhe Hoxhajn sa i përket lobimit për njohjet e reja për Kosovën.

Sot, Hoxhaj i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për njohje të Kosovës, Madagaskarit, vendit nikoqir të Samitit të Frankofonisë.

Po ashtu në këtë Samit merr pjesë edhe presidenti francez, Francois Hollande. /Lajmi.net/