Flamuri kombëtar në Preshevë e Bujanoc, “therë në sy” për serbët

Flamuri i Shqipërisë, që ishte vendosur të premten në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve për Festën e Flamurit, vazhdon të valojë në këtë ndërtesë, diçka që ka alarmuar Beogradin, përfshirë edhe mediet serbe.

Lajme

01/12/2014 23:32

Përpos ndërtesës së Këshillit në Bujanoc, flamuri me shqiponjën dy krenare gjendet edhe në ndërtesat e komunave në Preshevë dhe Bujanoc, ndonëse në këto objekte është përkrah flamujve të shtetit serb, shkruan Blic, transmeton Indeksonline.

Shqiptarët kanë të vetmin Këshill Kombëtar minoritar në Serbi i cili nuk e ka flamurin e vet, por në vend të tij përdor flamurin e Shqipërisë, shkruan Blic.

Paraqitje të tilla nëpër Serbi bëhen më të shpeshta çdo vit kur afrohet festa e flamurit kombëtar, më 28 nëntor.

Sipas kësaj gazezete, Këshilli Kombëtar i shqiptarëve nuk e ka pyetur askënd për ta vendosur flamurin e Shqipërisë në objektin e saj.