Flamuri i Rugovës në ndeshjen e Zvicrës

Flamuri i Dardanisë, të cilin e kishte propozuar presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, për flamur shtetëror të Kosovës, është valëvitur në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Ekuadorit.

Sport

15/06/2014 23:11

Me siguri, askush nuk do ta kishte paramenduar se një flamur i tillë do të valëvitej në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Ekuadorit në Brazil.

Por, flamuri i Dardanisë, të cilin ish-presidenti Ibrahim Rugova e kishte propozuar për flamur shtetëror të Kosovës, është parë në këtë ndeshje, të zhvilluar në Brazil, të cilën e fitoi ekipi helvetik me rezultat 2:1.

Flamurin e ka kapur edhe aparati i agjencisë Reuters.