Flamuri i Kosovës ngritet në vendin ku do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore

Flamuri i shtetit të Kosovës është ngritur në Pyeongchang të Koresë Jugore, ku do të mbahet Lojërat Olimpike Dimërore.

Lajme

08/02/2018 12:57

Kjo është hera e parë që flamuri i Kosovës ngritët në Lojërat  Olimpike.

Publikimin e fotografisë ku shihet flamuri i Kosovës e ka bërë ministri i Jashtëm Behegjet Pacolli.

“Flamuri i Kosovës për herë të parë në histori të saj të Lojërave Olimpike Dimërore është ngritur në Pyeongchang të Koresë Jugore”, ka shkruar Pacolli.

Kosova në këto lojëra prezantohet me vetëm një sportit, skitarin Albin Tahiri./Lajmi.net/