Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë valojnë në Maja Makalu, maja e pestë më e lartë në botë

Në Maja Makalu të Nepalit, e cila cilësohet si maja e pestë me e lartë në botë, ka valuar flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Lajme

14/05/2022 13:47

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi ka ngjitur Maja Makalun, që ka një lartësi mbidetare prej 8,485 metrave, dhe njihet si njëra prej 14 çative të botës, përcjell KosovaPress.

Për Ibrahimin, kjo ishte ngjitja e shtatë prej 14 sosh, e cila bënte pjesë në plan-projektin e saj të madh “14 Majat e Himalayave – Utalaya”.

Më poshtë mund ta gjeni foton e Uta Ibrahimit në Maja Makalu.