Flamini ngacmon Fabregasin

Mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini ngacmoi ish kapitenin Cesc Fabregas pas triumfit të skuadrës në Community Shield. Ai ia bëri ‘tag’ spanjollit në një fotografi derisa mbante trofeun e fituesit.

Sport

11/08/2014 21:57

Arsenali fitoi trofeun e Community Shield të dielën pas fitores 3:0 ndaj kampionit në fuqi të Premierligës, Manchester City në Wembley.

Golat nga Santi Cazorla, Aaron Ramsey dhe Olivier Giroud udhëhoqën gjigantin londinez drejt titullit të dytë në 85 ditët e fundit, jo keq duke pasur parasysh se para kësaj kaluan nëntë vjet pa shijuar asnjë sukses.

Megjithatë, nuk iu nevojit shumë që mesfushori Mathieu Flamini t’ia përkujtojë ish kapitenit Cesc Fabregas, suksesin e Arsenalit.

Flamini publikoi një fotografi të tij me Tomas Rosickyn duke mbajtur trofeun e Community Shield ndërsa ia bëri ‘tag’ Fabregasit në fotografi.

A do të ndodhte kjo nëse spanjolli do të ishte ende në Barcelonë dhe jo tek rivali Chelsea? Nuk e dimë as ne.