Flaka Loxha e bronztë në Evropianin e Finlandës

17:21 | 12 Shtator 2019

Kosova ka shënuar një tjetër sukses në sferën e sportit.

Flaka Loxha është sportistja që ka korrur suksesin e radhës, në sportin e xhudos, në kuadër të Kampionatit Evropian për juniore, përcjell lajmi.net.

Loxha siguroi medalje bronzi në Vantaa të Finaldës, duke triumfuar kundër ruses Vita Maidanik.

Flaka në këtë turne ka garuar në kategorinë -57 kilogramë. Turneun e mbylli me katër fitore dhe një humbje. /Lajmi.net/