Flaka Loxha e artë në Kupën Evropiane të Xhudos

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.

Sport

06/07/2019 20:13

Xhudistja Loxha sot doli kampione në kategorinë deri në 57 kilogramë. Ajo shënoi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Loxha në finale mundi holandezen, Van de Meeberg, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbes, Marica Perisiq.

Kujtojmë se edhe Loxha stërvitet me të madhin Driton Kuka, i cili me sportistët dhe sportistet e tij nuk po ndalë sukseset në arenën ndërkombëtare. /Lajmi.net/