Flaka Krelani publikon këngën e re “Thell”

Flaka Krelani e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

ShowBiz

14/02/2019 15:11

Këngëtarja Flaka Krelani e ka publikuar këngën e saj më të re e cila titullohet “Tell”, shkruan lajmi.net.

Për muzikën dhe melodinë e këngës ëshë kujdesur vetë Flaka ndërsa nuk i ka realizuar fare videoklip. Pranë një postimi në Instagram ku edhe tregon për këngën e publikuar Krelani tha se këtë projekt muzikor e ka të preferuar.

“Nje prej kangeve te mia t’preferume… Kur te flet shpirti e mendja, zemra e zani… me disa ilustrime aty ketu, e nganjehere edhe pa doreza, kjo po qe eshte fuqi e Artit! Duani haptaz, thuajeni, shpreheni, pa frike e kushte! Dashnia na ka kriju. Mos hezitoni me e hap diten dhe me e mbyll me fjale te ambla, nuk eshte dobesi me dasht, eshte dobesi mos me mujt me dasht dhe krenaria me te ndal me e shpreh… Edhe po u lendum, krejte jemi bashke ne kete univers, e s’ka ma te ambel se lendimi prej dashnis……… Shpresoj me ju pelqy, se krejt cka bohet, bohet per Ju!”, ishin fjalët e këngëtares e cila po duket joshëse në foton e cila po qëndron përkrah këngës./Lajmi.net/

YouTube player