Flaka Krelani e thotë hapur: Kam blerë rroba të përdorura

Gjatë një interviste të fundit, Flaka Krelani ka zbuluar shumë të pathëna.

ShowBiz

03/03/2019 15:57

Të blesh rroba të përdorura të njohura ndryshe “second hand clothes” është një realitet që pak kush nga artistët shqiptarë e pranon, e Flaka Krelani gjatë një intervsite të fundit të dhënë për Top Channel e ka bërë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Flaka ka zbuluar se gjatë kohës së “Etheve” ë bashku me konkurrentët e tjerë, kishin shkuar në tregun e rrobave të përdorura për të blerë mall firmato dhe me një çmim shumë të leverdisshëm.

“Shkova atje dhe çfarë të shihja, një vend marramendës me veshje firmato, por që janë përdorur 2-3 herë, por që s`ka lidhje se në fund të fundit njerëz jemi dhe ne, duhet të jemi me këmbë në tokë” rrëfen ajo, “dhe bleva disa rroba, një palë çizme të gjata deri tek gjuri që i kam veshur së fundmi në një koncert”, ka thënë Flaka./Lajmi.net/