Fjolla Morina publikon video duke bërë botoks

Fjolla tregoi edhe një herë se nuk ka komplekse.

ShowBiz

15/07/2020 10:29

Shumë prej femrave të estradës akuzohen për ndëhyrje, por një gjë të tillë pak prej tyre e pranojnë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja Fjolla Morina, ka postuar një video, në të cilën shfaqet duke bërë relaksimin e muskujve të mimikës, duke i mbushur ato me botoks.

Artistja nuk e fshehu aspak këtë ndërhyrje, e mund të jetë mesazh që edhe të tjerat të veprojnë si ajo nëse ndëhyjnë në trup.

Kujtojmë se këngëtarja së fundi zgjodhi të pushojë për disa ditë në bregdetin shqiptar. /Lajmi.net/