Fjolla Morina mahnit me fustan të bardhë

Fjolla Morina është emër shumë i komentuar në mediet rozë.

ShowBiz

09/11/2018 19:30

Fjolla Morina është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk mungojnë imazhet provokuese, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja u shfaq mjaft elegante veshur me një fustan të bardhë, të gjatë, me të cilin vuri në pah format trupore.

Këngëtarja u shfaq atraktive, duke ekspozuar gjoksin, ndërsa përmes këtij imazhi ka lënë të kuptohet se shumë shpejt po vjen diçka e re nga ajo.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Fjolla Morina është “Fustani”, për të cilën u komentua shumë për paraqitjen në videoklip. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp-CuzIhBjq/