Fjolla Morina e prekur nga vrasja e Jurgen Kurtit

Mbrëmë (e hane), në Tiranë u vra menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti.

ShowBiz

19/03/2019 09:29

Jurgen Kurti është vrarë mbrëmë rreth orës 22:00 pranë banesës së tij në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Kurti ishte i njohur si menaxher i VIP-ave, ndërsa motivi i vrasjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Këngëtarja Fjolla Morina përmes një postimi në Instagram, ka reaguar pas vrasjes së Jurgen Kurtit, duke shprehur ngushëllime.

“U prefsh Ne paqe shoku jem”, ka shkruar ajo, duke ia shtuar postimit një fotografi të të ndjerit. /Lajmi.net/