Fjalimi i Ramës u ndryshua në aeroplan

Drejtori Klan Kosovës Baton Haxhiu, i cili e ka shoqëruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe delegacionin e tij në vizitën në Serbi, ka treguar disa detaje interesante të kësaj vizite.

Lajme

11/11/2014 18:05

Haxhiu në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës, ka treguar që Edi Rama ka ndryshuar fjalimin e tij në kohën kur ka qenë në aeroplan.

“Fjalimi i Ramës është ndërruara në avion dhe ajo që është përgatitur. Rama nuk ka lejuar që fjalimi të përkthehet nga përkthyesit serb”.

Ndërkaq, i pyetur se cka është ndryashur në këtë fjalim, Haxhiu as nuk e ka mohuar dhe as pohuar, se ka qenë pjesa ku flet për Kosovën, por se ka thënë se duhet vlerësuar nga publiku nëse ky fjalim “është ashpërsuar” gjatë ndryshimeve që i ka bërë Rama.

Haxhiu tha gjithashtu se gjatë takimit 20 minutësh mes kryeministrave Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama është folur edhe për Kosovën.

“Nuk është e vërtetë që nuk është hapur çështja e Kosovës në takimin 20 minutësh në mes të Ramës dhe Vuçiqit”.

Sipas Haxhiut, Rama në dy momente ka ironizuar Vuçiqin, kur është pyetur për ndeshjen e radhës futbollistike në mes Shqipërisë dhe Serbisë, por dhe për ftesën që i bëri vet Vuçiqit që të vizitojë Tiranën.

“Rama i ka thënë Vuçiqit që po deshe bjer drona sa të duash dhe flamura sa të duash, ky ka qenë një ironizim. Dhe e dyta ka qenë ku i tha eja në Tiranë dhe shprehi qëndrimet e tua, të cilat ne nuk e cilësojmë si provokim”, tha Haxhiu.