Fjalët ‘kurrë, kurrë, kurrë’ që u kthyen kundër Perezit, Mourinhos, Figos dhe Henry

Jose Mourinho është pjesë e ‘kurrë, kurrë, kurrë’ më të famshme në historinë e sportit.

Sport

21/11/2019 18:13

“Unë kurrë nuk do të trajnoj Tottenhamin. Unë i dua shumë tifozët e Chelsea”, kishte deklaruar ai në vitin 2015.

Tani që jemi në vitin 2019, Jose Mourinho sapo ka nënshkruar me Tottenham Hotspur, një kontratë katër vjeçare.

David Beckham – Florentino Perez

“Shprehja ‘kurrë, kurrë, kurrë’ u krijua nga Florentino Perez në vitin 2003. Atëkohë kishte shumë raportime për transferimin e David Beckham te Real Madrid, por presidenti i ‘Los Blancos’ i kishte hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë në gjuhën angleze ‘never, never, never’ (kurrë, kurrë, kurrë). Në fund, në të njëjtën verë, Real Madrid transferoi Beckhamin nga Manchester United.

Luis Figo – Real Madrid

Real Madrid kishte tronditur tregun e transferimeve në vitin 2000, me nënshkrimin e Luis Figos nga Barcelona.

Ishte Luis Figo që insistonte që një lëvizje drejt Real Madridit nuk do ta realizonte kurrë.

“Do të vazhdoj me Barcën, në humbje apo fitore. z. Florentino Perez, fanella ime është dhe do të jetë gjithmonë Barcelona”, kishte deklaruar Figo, pak para se të transferohej te Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Dani Guiza – Cadiz

Dani Guiza, në vitin 2007, një vit para se të fitonte me Spanjën Kampionatin Evropian, kishte deklaruar: Unë kurrë nuk do ta vishja fanellën e Cadiz”.

Por, në vitin 2015, ai nënshkroi për Cadiz, dhe në paraqitjen e parë në publik, vendosi të kërkonte falje për deklaratat e tij.

Thierry Henry – Barcelona

Ishte viti 2006 kur Thiery Henry kishte rinovuar për herë të fundit për Arsenal, ku deklaroi: “Unë kurrë nuk do të luajë në Spanjë. Anglia është vendi më i mirë për të luajtur futboll”.

Vetëm një vit më vonë, Thiery Henry përfundoi duke nënshkruar për Barcelonën./Lajmi.net/