Fjalët e para të Greenwood pasi lirohet nga akuzat për përdhunim

Dje u bë e ditur nga Greater Police of Manchester që lojtari anglez, Mason Greenwood është liruar nga akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë. Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor të vitit 2022, por këtë pasdite u mor një vendim nga CPS për të ndërprerë ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët…

Sport

03/02/2023 17:40

Dje u bë e ditur nga Greater Police of Manchester që lojtari anglez, Mason Greenwood është liruar nga akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë.

Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor të vitit 2022, por këtë pasdite u mor një vendim nga CPS për të ndërprerë ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët e Gjykatës, transmeton lajmi.net.

Për këtë situatë, i lumtur është shprehur Greenwood, i cili ka lëshuar një deklaratë zyrtare rreth rastit në fjalë.

“Jam i lehtësuar që kjo çështje tani ka përfunduar dhe dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Nuk do të ketë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, tha lojtari.

Akuzat me të cilat përballej Greenwood, nga nëntori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2021, të gjitha lidhen me të njëjtën grua, respektivisht partneren e tij./Lajmi.net/