Fjalët e Messit për bashkëlojtarët pas pjesës së parë kundër Napolit: Të mos bëhemi budallenj

Barcelona fitoi 3-1 ndaj Napolit në “Camp Nou” dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sport

09/08/2020 18:30

Për katalanasit vendimtar ishte Leo Messi, me dy gola të shënuar dhe fitoi edhe penalltinë që e shndërroi në gol Luis Suarez.

Sipas “Marca” para fillimit të pjesës së dytë, Messi i ka kërkuar shokëve të skuadrës të ruajnë qetësinë dhe të fokusohen.

“Të mos bëhemi budallenj”, është dëgjuar Leo tÇi thotë shokëve të skuadrës në tunel teksa lojtarët bëheshin gati të hynin në fushë për pjesën e dytë. “Ne kemi avantazh prej dy golave, kështu që qetësohuni”.

”Le të luajmë të qetë”, kanë qenë fjalët e argjentinasit që janë dëgjuar në tunel përpara fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes. /Lajmi.net/