Fjalët e Kokes para ndeshjes me Real Madridin
Mesfushori kryesor i Atletico Madridit, Koke ka thënë se skuadra e tij është e gatshmë për derbin kundër Real Madridit.

Sport
Atletico Madridi do të kërkojë të përsëris suksesin e sezonit të kaluar, duke kërkuar fitoren në Santiago Bernabeu.
“Do të jetë një gjë e vështirë për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar,por ne kemi fuqinë që të jemi edhe më të fortë”.
“Sidoqoftë, ne kemi intensitetin e njëjtë sikur më parë dhe jemi të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Ne jemi shumë të fuqishëm”, tha Koke.
“Për mua si lojtar, derbi është një gjë shumë e rëndësishme. Unë kam luajtur çdo herë ndeshje të mëdha me shokët e mi kur isha si fëmijë”, përfundoi mesfushori.