Fjalët e fundit të gazetarit që u vra nga serbët: S’ka kuptim të jetoj kur vriten fëmijët e Familjes Jashari
Ish-gazetari Afrim Maliqi, i cili ishte vrarë në luftë, kishte thënë se s’është e drejtë të vriten fëmijët e Familjes Jashari e dikush tjetër të jetojë më shumë se 30 vjet.

Lajme
Profesori i UP-së, Rrahman Paçarizi i ka kujtuar fjalët e fundit të ish-gazetarit të vrarë në luftë, Afrim Maliqi, i cili kishte thënë se s’është e drejtë të vriten fëmijët e Familjes Jashari e dikush tjetër të jetojë më shumë se 30 vjet.
“Nje fjali s’ia harroj ne krejt ate perhumbje: “Nuk eshte e drejte une me i ba 30 vjet e femijet e Jashareve s’i kane mbushe as pese vjet e jane vra”. Nuk e kuptova ndryshe pervec se si dhimbje, edhe pse Afrimi nuk ishte aq i ndjeshem. Nganjehere shtyhem me besu qe njeriu e ndien afrimin e vdekjes se tij”, ka shkruar profesori i UP’së.
Paçarizi ka shkruar se Afrim Maliqi ishte njëri ndër gazetarët më të mirë të Kosovës.
“E, Afrim Maliqi eshte nje prej njerezve me te kthjellet e me te mprehte qe i kam njohur”, ka shkruar Paçarizi.
“Lajmi per vrasjen e tij ka qene i rende. Asokohe punoja ne “Bota Sot”. Ne mengjes degjuam se tre ushtare ishin vrare nga serbet ne Kodren e diellit. “E paskan vra Afrimin”, me tha Fazli Gajraku me nje fytyre me te trishtuar sesa ta kish marre lajmin per apokalipsin. Vec trishtimi i tij ma mundi dhimbjen per humbjen e Afrim Maliqit”, ka kujtuar profesori Paçarizi.
Ai ka kujtuar kohën kur ishte takuar me Maliqin pak ditë para se të vritej.
“Nja nje jave a dy para se te vritej, Afrimi ishte pak si i perhumbur. E takova ne galerine e kompleksit Qafa ku silleshim gazetaret, politikanet, shkrimtaret… Me pyeti se a kam fole me te shpise qe ishin ne Dragobil. “Kam fole me baben”, i thashe. “Ngushellime!”, me tha. U stepa e kqyra gjate. “Mos u merzit o burre, lufte eshte”, me tha. “Afrim, cka ka ndodhe?”. “A me the qe e kane vra baben?”. “Jo Afrim, te thashe qe kam fole me baben dje”. “Aha”, me tha dhe u ulem ne kafen “Gurra”, ka shtuar ai.
Sot janë bërë 20 vjet prej kohës kur janë vrarë Afrim Maliqi bashkë me Hyzri Tallën e Ilir Durmishin.
Postimi i plotë i Paçarizit pa ndërhyrje: